-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makth në “San Siro”, ikën edhe Atalanta, shpëton Bayern

Kryesoret

Bajerni është kualifikuar në raundin e 1/16 të Champions League, pasi kanë eliminuar Celtic, pasi ndeshja e luajtur në “Allianz Arena” u mbyll në barazim 1-1. Benfika ka barazuar 3-3 me Monakon dhe është kualifikuar në raundin e 1/16 falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Principatë.

Pas Milanit edhe Atalanta i ka thënë lamtumirë Champions League. Bergamaskët u goditën nga Bryzhi në një ndeshje që në Bergamo nisi makth, duke ditur forcën e ekipit të Gasperinit.

Skuadra belge dukej e vendosur mirë në fushë dhe sidomos e shpejtë për të dalë në kundërsulm. Dhe një gol që sapo nisi ndeshja ishte një goditje e fortë psikologjike për bluzinjtë. Autor i dy golave të Bryzhit ishte Talbi.

Por, Bryzhi nuk u ndal me kaq dhe në fund të pjesës së parë në kundërsulm, shënoi edhe golin e tretë nga Jutgla. Atalanta shkurtoi diferencën me Lukman që gjeti golin e 1-3. Sfidën e parë, Bryzh e fitoi me rezultatin 2-1 në shtëpi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit