Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur në Fier, ku dy makina kanë përplasur 31 bagëi të imëta në fshatin Suk 1 Roskovec, si dhe dy çobanët F.G., 79 vjeç dhe K.H., 32 vjeç.
Si pasojë e përplasjes 79-vjeçari ka humbur jetën dhe 32-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa policia ka arrestuar dy drejtuesit e makinave Q.M., 24 vjeç dhe L.M., 24 vjeç.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe F. M., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “8 Shkurti” në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues F. M., 49 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 49-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.