Ditën e djeshme disa qytete të Shqipërisë janë përfshirë nga dëbora. Rrugët e qytetit të Bulqizës janë të mbuluar nga akulli dhe termotetri ka zbritur deri në -5 gradë celsius.
Gjithashtu ngrica ka edhe në Mat, në segmentin e Rrugës së Arbrit ku dhjetëra makina kanë mbetur në rrugë për shkak të prezencës së akullit. Drejtuesit e makinave janë detyruar që të presin kriposjen e rrugës.