Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Bulqizës, kur një automjet i tipit Benz, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka dalë nga rruga dhe ka goditur dy pemë në trotuar, duke dëmtuar një shtyllë ndriçimi.
Si pasojë e përplasjes, një grua që po ecte në trotuar ka mbetur e plagosur. Automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal pas përplasjes së pemëve dhe shtyllës.
Po ashtu, drejtuesi i automjetit është plagosur dhe është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.