-sidi education-spot_img
-3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjikuria padit “petalen” e socialistëve për manipulimin e zgjedhjeve në Himarë

Kryesoret

Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka paditur në SPAK Dasho Veizaj, një anëtar të Forumit Rinor të Partisë Socialiste. Gjikuria akuzon Veizajn për manipulim të zgjedhjeve në Himarë, duke pretenduar se ai është zhvendosur si votues në këtë qytet në mënyrë të paligjshme.

Dasho Veizaj i cili është lindur dhe rritur në Lushnjë, ka deklaruar publikisht se është “petali më i bukur” i Partisë Socialiste dhe ka votuar në zgjedhjet e 4 gushtit 2024 për Kryetar të Bashkisë Himarë. Gjikuria thotë se për të ndryshuar vendbanimin dhe për t’u regjistruar si votues në Himarë, individët duhet të përmbushin disa kushte ligjore, si qëndrimi për një periudhë të caktuar dhe dorëzimi i dokumenteve përkatëse.

Gjikuria gjithashtu ka përmendur edhe emrat e ministrave dhe të tjerë, të cilët dyshohen se kanë shkelur ligjin duke marrë pjesë në fushatën zgjedhore dhe se disa individë janë zhvendosur për të votuar në mënyrë të paligjshme në Himarë, duke përfshirë edhe familjen e Veizajt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit