NASA ka rritur mundësitë që asteroidi “2024 YR4” të godasë Tokën më 22 dhjetor 2032 nga 2.3% në 3.1%.
Ky është kërcënimi më i madh i regjistruar nga një asteroid në dy dekada. Pavarësisht rrezikut të rritur, ekspertët theksojnë se nuk ka nevojë për panik, ndërsa komuniteti astronomik po monitoron nga afër situatën. Asteroidi ka një përbërje të rrallë me metale dhe ka një diametër nga 40 deri në 90 metra.
Korridori i rrezikut përfshin qytete të mëdha si Bogotá, Lagos dhe Dhaka, duke prekur zona me mbi 110 milionë banorë.