-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Araba Saudite propozon idenë e mos-sulmimit mes Lindjes së Mesme dhe Iranit!

Kryesoret

Arabia Saudite po promovon idenë e një pakti mos-sulmimi mes vendeve të Lindjes së Mesme dhe Iranit, mes frikës për një përshkallëzim të ri në rajon.

Sipas raportimit të Financial Times, Riadi po shqyrton si model Marrëveshjen e Helsinkit të viteve ’70, e cila ndihmoi në uljen e tensioneve në Europë gjatë Luftës së Ftohtë.

Diplomatë perëndimorë kanë deklaruar se ideja e një pakti mos-sulmimi po diskutohet si një mënyrë për të shmangur konflikte të reja në rajon, ndërsa vendet arabe po përgatiten për një Iran të dobësuar nga lufta, por ende të rrezikshëm.

Vendet e Gjirit janë të shqetësuara se ulja graduale e pranisë ushtarake amerikane në rajon mund ta bëjë Iranin më agresiv ndaj fqinjëve të tij.

Marrëveshjet e Helsinkit, të firmosura në vitin 1975 nga SHBA, Bashkimi Sovjetik dhe vendet europiane, synonin forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik mes vendeve rivale.

Sipas diplomatëve, disa vende europiane dhe institucione të Bashkimit Europian mbështesin iniciativën saudite dhe po ushtrojnë presion që edhe vendet e tjera të Gjirit t’i bashkohen planit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit