Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të rinisë negociatat për çështjen e Ukrainës, duke e cilësuar këtë si një prioritet të vendit.
Ai ka vlerësuar bisedimet SHBA-Rusi që filluan të martën në Arabinë Saudite, duke theksuar rëndësinë e rritjes së besimit mes dy vendeve.
Putin ka shtuar se gjatë bisedës telefonike me Donald Trump, presidenti amerikan e ka përmendur Ukrainën si pjesë të bisedimeve të mundshme. Ai ka shprehur gatishmërinë për një takim me Trumpin, por ka theksuar se kjo kërkon përgatitje.