-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria hap ambasadë në Bruksel (VENDIMI)

Kryesoret

Këshilli i ministrave ka vendosur sot për hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Belgjikë.

HAPJEN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BRUKSEL, MBRETËRIA E BELGJIKËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

  2. Shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.

  3. Vendimi nr.612, datë 16.9.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për riorganizimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian”, shfuqizohet.

  4. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit