-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali i mbetjeve spitalore në QSUT/ Alimehmeti: Shëndeti ynë nuk mund të jepet me koncesion

Kryesoret

Drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike Ilir Alimehmeti në një deklaratë për mediat u shpreh në ambientete e QSUT janë grumbulluar dhjetëra tonelata mbetjesh të rrezikshme.

Alimehmeti nënvizon që këto mbetje prej dy mujash e gjysëm ndodhet aty dhe nuk janë përpunuar apo eleminuar.

Ai thekson se këto mbetje janë një rrezik infeksioni dhe intoksikimi për mijëra pacientë, studentë dhe gjimnazistë,rofesionistë të shëndetit dhe kalimtarë e banorë të zonës përreth QSUT-së. Alimehmeti i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe dhe mjedist që të ndërhyjnë dhe të bëjnë detyrën e tyre dhe jo të rendin pas parave dhe kontratave private.

“Është e papranueshme që jo vetëm nuk eliminohen në kohë, por që në mënyrën më tallëse dhe abuzuese me shëndetin, mbetjet spitalore të shkojnë e të depozitohen brenda Spitalit të Onkologjisë dhe të Spitalit të Neurologjisë në QSUT!

Spitalet i kemi për t’u shëruar miqtë e mi, jo për t’u sëmurë!

Kush është arsyeja e kësaj katastrofe shëndetësore dhe mjedisore?

Zyrtarisht pranohet nga administrata se ka përfunduar kontrata me firmën që menaxhonte këtë shërbim.

Por kujdes miq! Një milion e gjysëm euro para publike janë paguar në vitin 2017 nga Banka Botërore dhe shteti shqiptar për pajisjen e autoklavës.

Por, për motive banale përfitimesh të kombinuara me burokracinë e krijuar nga ky shtet dhe kjo administratë, edhe pse pajisjet janë blerë me para publike, nevojitej medoemos, sipas autoriteteve, që të kontraktohej një firmë private.

Nuk i kishte mundësitë pra shteti shqiptar të punësonte një numër të vogël personeli që ta zgjidhte problemin që në rrënjë!

Por jo, ndiqet këtu po i njëjti skenar që kemi parë me koncesionin e sterilizimit apo koncesionin e inceneratorëve dhe në fund shërbimi përsëri mungon… në kurriz të jetës dhe shëndetit tonë.

Kjo duhet të marrë fund menjëherë miqtë e mi!

I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mjedisit të ndërhyjnë menjëherë!

I bëj thirrje të mos fshihen pas gishtit dhe burokracive që kanë krijuar vetë!

I bëj thirrje të bëjnë detyrën e tyre dhe jo të rendin pas parave dhe kontratave private!

Shëndeti ynë nuk mund të jepet me koncesion!”, tha Alimehmeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit