-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali: Shqipëria ka objektiv anëtarësimin në BE brenda 2030

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Konferencën rajonale “Strengthening Parliamentary Oversight” u shpreh se Shqipëria ka si objekt strategjik kombëtar anëtarësimin në BE brenda 2030.

Spiropali nënvizoi që për të arritur anëtarësimin Kuvendi po punon për hartimin e një plani të ri stategjik 2025-2030, ku përgjegjshmëria dhe transparenca janë ndër vlerat kryesore.

“Gjatë këtyre 3 ditëve ju do të shkëmbeni mendime, praktika dhe modele të suksesshme mbi fuqëzimin e një prej funksioneve thelbësore të parlamentareve, kontrollin parlamentar, i cili luan një rol thelbësor në forcimin e demokracisë duke siguruar që institucionet të jenë të përgjegjshme dhe transparente.

Shqipëria ka shpallur objektiv strategjik kombëtar anëtarësimin në BE brenda 2030 që do të thotë në përfundim të legjislaturës tjetër kuvendi do jetë parlamenti i një vendi anëtar. Për arritjen e këtij objektivi kuvendi është duke punuar për hartimin e një plani të ri strategjik 2025-2030. Përgjegjshmëria dhe transparenca janë ndër vlerat kryesore të kuvendit të Shqipërisë.

Institucionet e pavarura, shoqërinë dhe median i kemi ftuar të bëhen pjesë e modeleve të reja që po zbatohen nga kuvendi. Në po punojmë që marrëdhënie e kuvendit me institucionet e pavarura dhe me të drejtësisë të jenë të qëndrueshme dhe dinamike. Kuvendi ka miratuar propozimet ligjore të propozuara nga institucionet e pavarura. Ne vitin e kaluar ngritëm dy komisione, komisionin për antikorrupsionin dhe atë për të koordinuar veprimet institucionale për të luftuar deziformimin, një nga qëllimet është rritja e mbështetjes për qeverisë dhe institucionet e pavarura’, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit