Në një fjalim të tij të mbrëmjes, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.
Ai deklaroi se synimi i tij është që lufta të përfundojë sa më shpejt dhe të arrihet një paqe e besueshme.
“Së bashku me Amerikën dhe Evropën, paqja mund të jetë më e sigurt – ky është qëllimi ynë. Kryesorja është se ky nuk është vetëm qëllimi ynë, por edhe një synim i përbashkët me partnerët tanë. Sidomos në prag të përvjetorit të tretë të fillimit të kësaj lufte, një luftë që ne në Ukrainë duam ta përfundojmë që në sekondën e parë. Kam besim se do të përfundojmë me një paqe të besueshme”, shtoi ai.
Presidenti gjithashtu paralajmëroi se do të zhvillojë një takim të rëndësishëm me gjeneralin Kellogg, dërguarin e Donald Trump, për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit konstruktiv me SHBA-në në këtë periudhë vendimtare.
“Nesër do ta takoj personalisht. Është shumë e rëndësishme për ne që takimi dhe puna e përgjithshme me Amerikën të jetë konstruktive. Bota duhet të zgjedhë nëse do të jetë me Putinin apo me paqen”, shtoi ai.