Kryetari i parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, i është përgjigjur ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili propozoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Ukrainë. Stefanchuk theksoi në një postim në rrjetin social X se Ukraina ka nevojë për mbështetje ushtarake, jo për fletë votimi.
Ai theksoi se presidenti Volodymyr Zelensky është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe është duke udhëhequr vendin në luftën për liri.
“Ukraina ka nevojë për plumba, jo për fletë votimi. Armët, sanksionet dhe mbështetja e palëkundur janë ato që do të ndalojnë luftën dhe do të lejojnë Ukrainën të mbajë zgjedhjet ashtu siç duhet të jenë në një demokraci të vërtetë: në mënyrë të drejtë, të sigurt dhe të lirë. Ne besojmë në vlerat e përbashkëta demokratike – dhe kjo është pikërisht ajo që e tmerron më shumë Putinin. Frika e tij më e madhe nuk është vetëm humbja e një lufte, por humbja e pushtetit. Nëse ka dikush që duhet të detyrohet në zgjedhje të vërteta, të lira dhe të ndershme, është ai. Një botë pa diktaturën e tij është një botë më e sigurt për të gjithë.“, shton ai.