Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Dushk.
Një fuoristradë Kia Sportage me targa AB 261OG është përplasur me një kamionçinë me targa AB 968 FS. Dyshohet se humbja e kontrollit të fuoristradës gjatë një manovre parakalimi dhe shpejtësia e lartë kanë shkaktuar përplasjen, ku kamionçina ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, të cilët po marrin trajtim në spitalin rajonal të Lushnjës.