-sidi education-spot_img
-3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Skema “5D” e Ballukut, korrupsion për të blerë dinjitetin

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj investigimit që ka zbuluar një skemë korruptive të ngritur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, e drejtuar nga Belinda Balluku.

Sipas Bardhit, kjo skemë është identike me aferën “5D” të Bashkisë së Tiranës, ku tenderat i jepen kompanive të drejtuara nga familjarë të zyrtarëve të lartë.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Ami Kozeli, zëvendësi i Belinda Ballukut, është një tjetër anëtar i bandës elektorale që ka zbarkuar prej muajsh tashmë në qarkun e Fierit, në tentativë që me paratë që përfiton familja e tij në kundërshtim të hapur me ligjin, do blejë dinjitetin e qytetarëve të Divjakës.

Modeli i korrupsionit qeveritar që përfaqëson si askush tjetër Belinda Balluku, Ceno Klosi, Klevis Jahaj, apo së fundmi Ami Kozeli, nuk mund të jetë kurrë modeli përfaqësues i qytetarëve të qarkut Fier.

Emisioni investigativ “Vetting” në Neës 24 ka zbuluar sonte skemën korruptive që ka ngritur ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, një skemë identike me aferën “5D” të Bashkisë së Tiranës, ku zëvendësministra, drejtori i kabinetit dhe drejtor në ministri i japin tendera kompanive të zotëruara nga familjarët e tyre të afërt (babai, vllai, apo djali).

Ky është një abuzim i rëndë me detyrën, një akt i pastër korruptiv, një shkelje brutale e ligjit, që jo vetëm duhet të hetohet nga SPAK pa asnjë vonesë, por duhet të ndëshkohet me forcën më të ashpër të ligjit! Shqiptarët kërkojnë drejtësi, kërkojnë luftë reale ndaj korrupsionit, kërkojnë ti jepet fund pandëahkueshmërisë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit