-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama, kukull e Sorosit, Aleksi i hidhte dorën në qafë

Kryesoret

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si “kukull të George Soros”, duke komentuar lidhjet e tij me djalin e Sorosit, Alex.

Gjatë një takimi me rastin e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, Berisha tha se Rama cilësohej si kukulla e Sorosit nga gazeta më e madhe botërore dhe përmendi miqësinë e tij me Alex Sorosin, duke shtuar se ai e quan “vëllai im” kryeministrin dhe Erion Veliajn.

Berisha theksoi nevojën për një angazhim të fuqishëm për të siguruar votën e shqiptarëve dhe për të krijuar një program transformues për Shqipërinë.

“Nuk janë të rastit etiketimet dhe qëndrimet ndaj Edi Ramës. Në gazetën më e madhe të botës, dje cilësohej si kukulla e Sorosit, sepse është i tillë. Aleksi pas krimit që kryenin këta, vinte këtu, i hidhe krahun në qafë, “vëllai im Erion”, “vëllai im Edvin”.

Kjo situatë kërkon një përgjigje të fuqishme, një angazhim të madh nga të gjithë ne, kërkon së pari të bëjmë gjithçka për të garantuar votën e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit më 11 maj. Të përgatisim programin më të mirë, programin më transformues për Shqipërinë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit