Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim dosjen ndaj ish-prokurorit të Vlorës Aurel Zarka.
Ai është marrë i pandehur për korrupsion dhe ushtrim ndikimi ndërsa emri i tij doli pas zbërthimeve të aplikacionit SKY Enchro Chat.
Gjykata gjithashtu veçoi dosjen për tre personat e tjerë, mes të cilëve ish-oficerja e BKH, Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi për shkak se janë në arrati.