-sidi education-spot_img
-3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontrabantë me veshje, arrestohen dy persona dhe procedohen 4 policë të Kapshticës

Kryesoret

Policia e Korçës ka proceduar penalisht 4 punonjës të degës Doganore Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë operacionit në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, policia ka ndaluar makinat me drejtues L.N., dhe Xh.N., Gjatë kontrollit u gjetën veshje të ndryshme që dyshohen se janë futur në Shqipëri pa kryer procedurat e zhdoganimit.

Në vijim të veprimeve u arrestuan dy drejtuesit e mjeteve L. N., 24 vjeç dhe Xh. N., 24 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit D. Ç., 46 vjeç (Drejtor i Degës Doganore Kapshticë), V. N., 38 vjeç (përgjegjës turni), K. P., 45 vjeç dhe R. M., 40 vjeç (doganierë), pasi dyshohet se nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallrave, sipas ligjit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan vjeshjet, 2 automjete dhe 3 celularë.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit