Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë po prezanton disa nga masat kryesore të programit ekonomik të PD. Berisha u shpreh se çmimi i energjisë do të ulet 3% dhe se do të dyfishojnë buxhetin ekujdesit shëndetësor.
“Programi i PD jep përgjigje problemeve të akumuluara ndër vite. Taksa e pronës do ulet me 500%. Çmimi i energjisë për bizneset do ulet 3 herë ose 300%. Çmimi i naftës do ulet me 40%. Tatimi mbi të ardhurat zbret në 10%… Do nxitet prodhimi. Shqipëria prodhuese do të jetë motoja jonë. Turizmin do ta formalizojmë. Statistika turistike thotë se informaliteti i turizmit është 8-10 herë më i madh se në Kroaci dhe Mal të Zi. Prandaj edhe ato shifra. Ne nuk premtojmë shëndetësi falas se kjo solli tragjedinë e këtij sistemi që kemi sot, por premtojmë dyfishim të buxhetit të kujdesit shëndetësor, garantojmë të njëjtat standarde mjekimi dhe ilaccesh si në vendet e tjera të rajonit. Nuk mund të mungojmë më kurrë ilaçet si sot“, tha Berisha.