Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social në rubrikën Sy m’sy po u përgjigjet pyetjeve të komentuesve. Rama u shpreh se faktet për 21 janarin i nxjerr drejtësia dhe jo qeveria.
“Nuk dua të marr kohë me këtë temë, pasi kemi diskutuar më shumë se kurrë për shkak se kemi heshtje strategjike më shumë se 5 vjet për ti dhënë suport total drejtësisë dhe të mos ndjejë presion. Tani që kjo heshtje strategjike ka vënë në rezultat pavarësisë duhet të flasim për respektin, barazinë reale përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë ku janë të barabartë prokurorët, gjykatësit që ndjekin këtë proces. Kur vjen puna te 21 janari i nxjerr prokuroria dhe jo qeveria.”, tha Rama.