Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social çdo të martë dhe të enjte u përgjigjet pyetjeve të komentuesve.
“Puna ime nuk është me kazëm, puna ime është të drejtoj, studioj, të konsultohem të jap vendime, të sqaroj, argumentoj. Nuk je absolutisht që të më dëgjosh. Këtë bisedim mund ta dëgjosh kur të duash ti e ke në platformë. Më ke zgjedhur apo jo ti, un do të sqaroj. Me 11 maj duhet të bëjnë një zgjedhje të shkojmë në Europë apo të kthehemi prap në gropë. Duhet informuar njerëzit se çfarë duhet të bëjmë, nuk jam në kafene por në zyrë.”, tha Rama.