Në një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, Kryeministri Edi Rama theksoi se të ardhurat e Bashkisë janë rritur me 9-fish gjatë dekadës së fundit, duke arritur në 271 milionë euro vitin e kaluar.
Rama përmendi taksën e ndërtimit, e cila ka sjellë 147 milionë euro vetëm në vitin 2024.
“ Në 10 vitet e fundit të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, janë rritur 9- fish. Kanë qenë 30 milionë euro kur bashkia gërhiste, vjet 271 milionë euro të ardhura. Tani dëgjoni sesa para ka marrë Bashkia e Tiranës nga të pasurit, nga ata që ndërtojnë për lejet e ndërtimit. Me taksën e gërhitjes dhe të ekspertëve të shkëlqyer, Bashkia mblidhte 930 mijë euro në vit, pjesën e pjesës e dijnë ata.
Me propozim të Erion Veliaj taksa u rrit në 2016 filloi që në 2016 10- fish. Ndërsa në 2024 janë mbledhur 157 fish. Dmth 147 milionë euro vetëm nga taksa e ndërtimit. Ndërsa atyre që thonë nuk duam kulla, u themi kopshte doni shkolla, korsi bicikletash, autobus, kartë studenti, ushqim për fëmijët falas i doni? Me cfarë bëhen këto? Duke rritur bar në sheshin Skënderbej? Totali që Bashkia ka marrë sepse kur sheh se nga e kemi nisur nga një çmenduri që e quanim dhe qytet, çfarë të presësh nga ata kur bufi i tyre thoshte ju keni bërë mrekullinë e 8 të botës, qytetin e parë pa leje në botë. Cfarë të presësh nga këta antieuropian. Gjysmë milion dollarë ka mbledhur bashkia nga 2016- 2024 vetëm nga taksa e ndërtimit. Investime publike që ishin 10 milionë, në tre vitet e fundit kanë qenë mesatarisht 100 milionë. Ky quhet vizion ardhmërie, program shpëtimi nga historia e një kënete 500 vjeçarë. Program rritje ekonomike dhe sociale, lidership.”