Mëngjesin e djeshëm një megaoperacion ka nisur në vdende të ndryshme në Belgjikë.
Ata kanë si synim kërkimin e një organizate kriminale shqiptare, ku prodhojnë dhe shesin marijuanë.
Në terren u vendosën rreth 200 policë ku kryen kontrolle në Molenbeek dhe Anderlecht në rajonin e Brukselit. Më pas policia ushtroi kontrolle edhe në provincën e Hainaut.
Në orët në vijim prokuroria publike e Brukselit do të shpallë rezultatet e këtij megaoperacioni.