-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përzienin produkte të dëmshme si vaj ulliri, shpallen në kërkim çifti

Kryesoret

Policia e Beratit ka shpallur në kërkim një çift bashkëshortësh banues në Dimal. Çifti E.B., 50 vjeç dhe V.B., 43 vjeç kishin marrë 2 ambiente me qera në Shkodër dhe shisnin nëpërmjet mashtrimit produkte të dëmshme si vaj ulliri. Ndërsa policia ka proceduar J.M., 40 vjeç e cila ka dhënë me qera ambientet.

Gjatë kontrollit në këto ambiente janë gjetur 300 litra përzierje lëndësh të panjohura dhe të dëmshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 300 litra vaj dhe makina me të cilën shitje vaji në qytetin e Shkodrës.

Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Ushtrimi i aktivitetit të palicencuar ose i paregjistruar në organet tatimore”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit