Deputeti i PS, Plarent Ndreca, ka dalë nga SPAK pas hetimeve për tenderat e rikonstruksionit të komisariateve të policisë.
Ai ka theksuar se nuk është gjetur asnjë shkelje lidhur me procedurat e prokurimit dhe ka kërkuar pushimin e çështjes.
“Nuk është gjendur asnjë shkelje në lidhje me garën. Nuk besoj se ka të përfshirë. As KLSH, asnjë institucion nuk ka parë asnjë shkelje në procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e komisariateve të policisë.
Gjykata Administrative ka thënë se vlerësimi është i saktë dhe i drejtë. Kemi kërkuar pushimin e çështjes, kemi konstatuar shkelje proceduriale nga Prokuroria. Procedura nuk ka harxhuar asnjë para nga buxheti i shtetit.”