Luis Rubiales, ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj futbollistes Jenni Hermoso duke e puthur në buzë pa konsensus.
Ai e puthi atë pa konsensus pasi ekipi i femrave të Spanjës fitoi Kupën e Botës më 19 gusht 2023 në Australi.
Luis Rubiales u dënua me 10 800 euro gjobë për puthjen pa konsensus me kapitenen e kombëtares. Në vendim i ndalohet që të afrohet Hermosos në një rreze prej 200 metrash dhe të mos komunikojë me futbollisten spanjolle për një vit.









