Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social në rubrikën Sy m’sy po u përgjigjet pyetjeve të komentuesve. Rama u shpreh se në fund Partia Socialiste do të ketë një fitore spektakolare dhe do të jetë një ndeshje shembull. Ai theksoi se do të dërgojnë flamurin e Shqipërisë në tryezën e Bashkimit Evropian.
“Janë afro 12 mijë midis banesave dhe apartamenteve që janë ndërtuar dhe 1 mijë që janë në proces. Edhe me parametrat e Turqisë që ka pasur tërmete, ne jemi vërtet për të mos na marr në mësysh. Janë afro 12 mijë familje që kanë shtëpi më të mira. Nëse jeni pjesë e procesit do të kenë shtëpnë dhe apartamentin tuaj. Pra janë 1 mijë e ca që janë në proces.
Për pak ditë ose kohë fillojmë maratonën sy m’sy që do të jetë kudo në qytet, kafe, buzë detit, lumit do të jetë shumë e bukur. Do të kemi argëtimin përkatës, gjthmonë ka dhe në fundd të ditës jeta politie e njerëzve nuk mund të jetë dërr dërr. Kush është pjesë edhe PS ka mundësi që të hyjë në një tjetër spejtësi dhe është kënaqësi. Pra përfshuni sepse është vërtet si një ndeshje që këtu je edhe në fushë që këtë herë do ta tundim dhe do të kemi një ndeshje shembullore. Gjithmonë jo për të marrë hak por për të cuar flamur në rreshtin e 27, i 28 ky. Mos haroni një fiksim Albania forever, albania se ska tjetër.”, tha Rama.