14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shiti apartamente dhe nuk ua dorëzoi blerësve, Prokuroria e Durrësit dërgon në gjyq biznesmenin

Kryesoret

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet për A.T., i cili i shiti apartamente dhe njësi tregtare pa ua dorëzuar blerësve duke u shkaktuar 2 mln euro dëm.

Prokuroria përfundoi hetimet dhe merr të pandehur shtetasin A.T., për veprën penale të ‘Mashtrimit’ me pasoja të rënda

I pandehuri A.T., akuzohet për veprën penale të “mashtrim” me pasoja të rënda. Ndaj tij është caktuar “arrest në burg”, dhe kjo masë u ekzekutua më 14 janar nga autoritetet hollandeze.

Na hetimet e prokurorisë rezultoi se A.T., dministrator i shoqërisë “A C” sh.p.k dhe personi juridik “A C” sh.p.k., pas pajisjes me leje ndërtimi (të pazbardhur për shkak të mospagimit të detyrimeve ndaj Bashkisë Durrës) për ndërtimin e një objekti multifunksional, kanë lidhur kontrata sipërmarrje me persona të ndryshëm kundrejt pagesave përkatëse.

Në përfundim të hetimeve rezultoi se i pandehuri A.T nëpërmjet mashtrimit pasi ka mbajtur kontrata për shitje apartamente/njësi tregtare/garazhe, me të dëmtuarit për objekte të cilat nuk janë dorëzuar as aktualisht edhe pse janë likujduar sipas kontratëve, ju ka sjellë atyre një dëm ekonomik në vlerën 2.099.522 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit