Me tre gola të shënuar kundër Manchester Cityt, Kylian Mbappe u shfaq i lumtur për paraqitjen në aspektin personal por edhe kalimin në fazën tjetër të Champions League.
“Periudha e adaptimit ka mbaruar. Tani eshte koha te tregoj personalitetin tim. Ka qene nje nate perfekte per ekipin. Donim te fitonim dhe te kalonim ne fazen tjeter. Ishte logjike te jemi mes 16 me te mirave, ndeshja ndaj Cityt ishte e veshtire por kemi bere nje ndeshje te madhe.
E kam thene qe ne fillim, nuk kam ardhur ketu per te luajtur keq. Ishte diçka tjeter te plotesoja enderren time por une poashtu dua te luaj mire. Dhe gjeja me e rendesishme eshte te fitojme trofe” tha Kylian Mbappe.