Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që Ukraina të mbajë zgjedhje, duke theksuar se është koha për të zbuluar destinacionin e parave të ndihmës që janë dërguar në Kiev.
Ai e akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për mosdijeni në lidhje me destinacionin e këtyre fondeve, duke e quajtur atë një “diktator pa zgjedhje.”
“Është e mrekullueshme të thuash nuk mund të kemi zgjedhje, por është koha për zgjedhje, dhe është gjithashtu koha për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me të gjitha paratë, sepse ai bëri deklaratë se gjysma e parave, ai nuk e di se ku janë, apo diçka të tillë”, tha Trump.
Në këtë kontekst, Trump sugjeroi se mund të bëhet një marrëveshje paqeje me Rusinë, e cila do të ndalonte dhunën dhe do të shpëtonte shumë jetë.
“Dhe mund t’iu them, ne po kalojmë shumë mirë me Rusinë. Do të bëjmë diçka me Rusinë të cilën ai nuk ishte në gjendje ta bënte. Mund të bëjmë një marrëveshje me Rusinë për të ndaluar vrasjen e miliona njerëzve të tjerë”, shtoi ai.
Ndërkohë, Zelensky ka kritikuar këto deklarata, duke thënë se ato janë dezinformata dhe se Trump është bllokuar në një narrativë të Rusisë.