Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë, ku makina është përplasur me barrierat anësore të betonit. Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i makinës E.I., dhe pasagjerja Xh.I., që janë çift.
Ata menjëherë janë nxjerrë nga makina me ndihmën e ambulancës dhe janë transportuar drejt spitalit të Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.