12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarmi për bombë, reagon shkolla “Turgut Ozal”: Lajmi rezultoi i rremë

Kryesoret

Ditën e sotme një alarm për bombë u lëshua në shkollën private “Turgut Ozal” në Tiranë. Policia menjëherë shkoi në vendngjarje dhe nëpërmjet hetimeve rezultoi se alarmi ka qenë i rremë.

Shkolla me anë të një postimi në rrjetet social ka njoftuar se alarmi ka qenë i rremë si dhe ka falenderuar policinë për bashkëpunimin e plotë. Gjithashtu lajmëron se janë marrë të gjitha masat e sigurisë dhe situata paraqitet e qetë dhe është në kontroll.

“Shkolla njofton të gjithë prindërit, nxënësit dhe dashamirët se situata është nën kontroll, e qetë dhe në bashkëpunim të plotë me policinë e shtetit. Janë marrë të gjitha masat e sigurisë sipas protokollit në raste emergjence, pavarësisht se lajmi rezultoi i rremë. Falënderojmë Policinë e Shtetit për gadishmërinë dhe profesionalizmin! Falënderojmë të gjithë stafin e shkollës si dhe prinderit tane për korrektësinë dhe bashkëpunimin!“, thuhet në njoftimin e shkollës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit