14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka caktuar 4 masa sigurie për 4 punonjës policie.

H.B., ish shefi i Sektorit Ekonimik në DVP Tiranë është caktuar masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Ai u largua nga detyra me kërkesën e tij dhe aktualisht i vetëpunësuar dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

E. T.(Xh)., me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit në DVP Tiranë është caktuar masa e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”. Ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim.

J. C., me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë është caktuar masa e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

I. SH., me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë me masë sigurie “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”.

Ndërkohë veprimet proceduriale iu relatuan Prokurorit të çështjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit