Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë nesër, më 22 shkurt, një takim me shqiptarët në Itali, pjesë e turit të tij për t’u takuar me diasporën.
Takimi do të mbahet në qytetin e Parmës, në Auditoriumin Paganini, duke filluar nga ora 15:00.
Postimi i kreut demokrat, Sali Berisha:
Nesër, takimi madhështor me bashkëkombasit tanë në diasporë.
Datë 22 Shkurt
Ora 15:00
PARMA, ITALI
AUDITORIUM PAGANINI PARCO EX-ERIDANIA, VIA TOSCANA N.5/A, 43121 PARMA
DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN