Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Fier për të zhvilluar një takim me Asamblenë Socialiste të Qarkut.
Ai ishte shoqëruar nga strukturat drejtuese lokale të PS-së dhe është pritur në hyrje të godinës ku do mbahej mbledhja.
Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm, pasi zhvillohet në prag të zgjedhjeve të 11 Majit dhe ka për qëllim riorganizimin dhe mobilizimin e strukturave të partisë. Takimi po mbahet nën masa të forta sigurie.