Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duhet të kthehet në tryezën e negociatave dhe të nënshkruajë një marrëveshje mbi qasjen e SHBA-së në mineralet e rralla të Ukrainës, ka thënë këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz.
Zelensky e refuzoi të mërkurën kërkesën e SHBA-së për një pjesë të mineraleve të rralla të Ukrainës, pasi Donald Trump tha se dëshironte një “marrëveshje” që do të pasqyronte shumën e ndihmës që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës.
Waltz tha se Shtëpia e Bardhë është shumë e zemëruar me Zelenskyn pasi ai adresoi fyerje “të papranueshme” ndaj presidentit amerikan Donald Trump më herët këtë javë, shkruan BBC.
“Ne u ofruam ukrainasve një mundësi të jashtëzakonshme dhe historike,” tha këshilltari, duke shtuar se marrëveshja do të ishte “e qëndrueshme” dhe “garancia më e mirë e sigurisë” që Ukraina mund të shpresonte.
Por Zelensky e refuzoi ofertën, duke thënë: “Nuk mund ta shes shtetin tim”.