Policia e Sienës në Itali ka arrestuar një grua 36-vjeçare me origjinë shqiptare, pasi iu gjetën mbi 1 kg kokainë të fshehura në zyrën e saj në Firence.
Hetimi ishte pjesë e një operacioni për luftimin e trafikut të drogës në zonën e Val d’Elsa. Gjatë kontrollit të shtëpisë së gruas, u gjetën gjithashtu mbi 16.000 euro dhe materiale për paketimin e dozave.
Pas vëzhgimeve të mëtejshme, ajo u kap me drogë në vendin e punës. Gruaja është arrestuar dhe dërguar në burgun Sollicciano. Hetimi vazhdon.