Një sulm me thikë ka ndodhur pranë memorialit të Holokaustit në Berlin, ku një person është plagosur rëndë, raporton media gjermane. Sipas gazetës Tagesspiegel, sulmi ka ndodhur rreth orës 18:00 me orën lokale, dhe viktima është një burrë i plagosur nga një person i panjohur.
Policia gjermane ka rrethuar zonën dhe ka nisur një kërkim për gjetjen e autorit. Po ashtu, hetimet janë ende në vazhdim. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që punonjësit e shpëtimit janë kujdesur dhe për disa njerëz që ishin dëshmitarë të ngjarjes.