Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës që të aplikojnë në platformën PER pasi afati për tu regjistruar mbaron me 4 mars.
Që nga data 11 janar deri tani janë regjistruar më shumë se 160 mijë zgjedhësh shqiptarë jashtë vendit.
“Më shumë se 160.000 Zgjedhës Shqiptarë Jashtë Vendit Të Regjistruar në PER Që Nga Data 11 Janar 2025!
Apliko në PER tani dhe deri më 4 MARS 2025!
Shpërndaje Njoftimin – Zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025. Përpara se të riaplikoni DUHET të:
-
Lexoni me kujdes arsyen e refuzimit të kërkesës, të cilën e gjeni në llogarinë tuaj në PER.
-
Klikoni linkun që është në përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga KQZ në telefonin tuaj apo në adresën e-mail. Nëpërmjet këtij linku do të merrni ndihmë direkt nga KQZ.”, shkraun Celibashi në facebook.