Policia e Beratit ka arrestuar 4 persona pasi shpërndanin lëndë narkotike. 45-vjeçari Elvin Vila banues në kuçovë kishte përshtatur lokalin e tij për shpërndarje dhe përdorim të lëndëve narkotike.
Ndërsa tre personat e tjerë Karaman Dine 27 vjeç, Kristjan Isufi 30 vjeç dhe Redjon Zane 22 vjeç shpërndanin lëndën narkotike.
Gjatë kontrollit në lokalin në Dimal të 45-vjeçarit dhe në banesat e tre të tjerëve u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra doza lëndë narkotike kokaine, 1 peshore elektronike, 4 aparate celularë, pajisje elektronike, 3 automjete dhe shuma monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Ndërkohë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.