Prej tre ditësh reshje të shumta të dëborës po vijojnë në Stamboll dhe si pasojë qarkullimi në Bosfor është mbyllur sot në të dy drejtimet.
Lajmi u njoftua nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë.
Turkish Airlines gjithashtu njoftoi se disa fluturime për dhe nga aeroporti i Stambollit, të cilat ishin planifikuar për nesër, janë anuluar për shkak të reshjeve të borës, raportojnë mediat turke.
Gjithashtu shkollat në Stamboll do të mbyllen të hënën për shkak të ngricave.