Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia e Shkodrës. Pas sherrit me pronarin e lokalit, 54-vjeçari Vedat Hoxha është larguar dhe është rikthyer me një armë zjarri kallashnikov në lokal.
“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me armë zjarri.
U konfliktua me pronarin e lokalit dhe disa shtetas të tjerë, largohet dhe rikthehet me një armë zjarri kallashnikov në lokal, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u bë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i 54-vjeçarit.
Procedohet në gjendje të lire dhe pronari i lokalit ku nisi konflikti. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe municioni luftarak” njofton policia.