Dhunohet kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë, Arben Çipa. Autorët janë xhaxha e nip. Ngjarja është regjistruar një ditë më parë rreth orës 16:10, në zonën e quajtur Heremec.
Policia e Sarandës njofton se në pranga është vendosur një prej autorëve të dyshuar, Dioment Musa.
Ai është arrestuar në një banesë në Lukovë, ku po fshihej, ndërsa nipi i tij është ende në kërkim. Shkak i sherrit është bërë ndërtimi i një linje elektrike që Arben Çipa po ndërton në zonën e Heremecit.