Policia e Kamzës ka zbardhur atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores. Pas hetimeve të shpejta, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar: Dejvi Mullai (24 vjeç), Fabion Kurti (24 vjeç) dhe Enedjo Kaci (30 vjeç), të gjithë banues në Kamëz.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për të larguar pas veprës kriminale. Hetimet kanë treguar se autorët janë larguar me një automjet tjetër, që është identifikuar, ndërkohë që kontrollet për kapjen e tyre vijojnë intensivisht.
Policia është angazhuar në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.