-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania vendosi, fiton Merz, por i duhet koalicion! Rritje e fortë e ekstremit të djathtë

Kryesoret

Aleanca konservatore e Friedrich Merz ka fituar zgjedhjet parlamentare kombëtare të Gjermanisë, sipas exit-poll-eve të para, kurse e djathta ekstreme regjistroi rritjen më të lartë.

Konservatorët, të përbërë nga Unioni Kristian Demokrat (CDU) i Merz-it dhe Unioni Kristian Social (CSU) sipas exit-poll-eve të para kanë marrë gati 29% të votave.

Votimi i së dielës bëri që Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë – një parti me qëndrime të forta kundër emigracionit dhe pro-ruse – të vinte e dyta me 20%.

Ky është rezultati më i mirë i tij në një zgjedhje kombëtare në vendin më të fuqishëm të Evropës, duke dërguar valë tronditëse në kontinent.

Këto janë exit-poll-et e para, zyrtarisht nesër del rezultati i saktë i votimit. Por tashmë partia fituese e Merz duhet të mendojë për koalicionin qeverisës pasi vetë nuk i ka numrat.

Gjermania votoi! Dalin rezultatet e para

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit