Një bombul gazi ka shpërthyer në banesën e shtetasit M. M. në fshatin Maliq, duke plagosur tre anëtarë të familjes së tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 dhe të plagosurit po marrin mjekim në spitalin e Korçës, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shpërthimit.