-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i jashtëm rus do vizitojë Turqinë, diskutime për rolin e Ankarasë në përfundimin e luftës

Kryesoret

Ditën e nesërme, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Turqinë për të diskutuar lidhur me bisedimet e fundit të Moskës me zyrtarët amerikanë. Gjithashtu në fokus do të jetë edhe se si Ankaraja mund të kontribuojë në këtë proces, tha një burim i Ministrisë së Jashtme turke.

“Turqia, e cila priti negociatat fillestare midis Rusisë dhe Ukrainës pas pushtimit rus në 2022, është e gatshme të marrë këtë rol në të ardhmen e afërt”, tha burimi, duke folur në kushte anonimiteti.

Lavrov dhe homologu i tij turk Hakan Fidan do të zhvillojnë diskutime në lidhje me armëpushimin në Gaza dhe situatën në Siri, ku Turqia do të theksojë nevojën për unitet territorial në Siri dhe dëbimin e terroristëve.

Të dy palët do të diskutojnë hapat drejt “një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme përmes proceseve diplomatike në Ukrainë dhe kontakteve të fundit midis SHBA-së dhe Rusisë”, si dhe kontributin që Turqia mund të japë në proces, tha burimi i Ministrisë së Jashtme turke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit