Kandidati për kancelar Friedrich Merz tha se prioriteti i koalicionit qeveritar që ai do të kërkojë të formojë do të jetë “forcimi i Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të arrihet pavarësia nga SHBA në fushën e mbrojtjes”.
“Nuk do ta prisja kurrë të thosha diçka të tillë në televizion, por pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar është e qartë se administrata amerikane nuk është e interesuar për Evropën”.
Merz më pas akuzoi Elon Musk për “ndërhyrje” në zgjedhjet gjermane, duke folur për “veprime agresive dhe të turpshme – të ngjashme me ato që kemi dëgjuar nga Moska në të kaluarën”.
Elon Musk mbështeti me entuziazëm AfD-në e ekstremit të djathtë muajin e kaluar.