-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau xhaxhanë e Ibrahim Licit për hakmarrje, Safet Bajri nesër në gjyq

Kryesoret

Safet Bajri, i akuzuar si një ndër eksponentët kryesorë të krimit të organizuar në Shkodër u arrestua mesditën e së premtes në qytetin e tij dhe u transferua nga forcat speciale në drejtim të Tiranës, pas një mase arresti të lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme më 17 shkurt 2025 dhe nesër del para gjykatës. I rrethuar nga policë të maskuar dhe të armatosur, Bajri pozoi i qeshur përballë kamerave.

Arrestimi i Bajrit u realizua pas një kontrolli të mëparshëm të dështuar në shtëpinë e tij. Avokati i Bajrit, Sokol Tahiraj i tha gazetarëve se klienti i tij ishte paraqitur vetë në Policinë e Shkodrës, ku i ishte bërë e qartë se duhej të shkonte në Tiranë për të dorëzuar një kampion AND-je.

“Është paraqitur këtu dhe i është bërë prezent për të marrë kampionin e AND-së me vendim gjykate. Ne atë moment i është prezantuar dhe një masë sigurimi tjetër, e cila është për një çështje që është gjykuar njëherë,” tha Tahiraj.

Prokuroria e Posaçme konfirmoi përmes një njoftimi për shtyp se ndaj Bajrit ishte miratuar një masë e re arresti me burg nga Gjykata e Posaçme për akuzat e “vrasjes me paramendim”  të Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 si dhe akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Masa arresti për këtë ngjarje u lëshuan edhe ndaj Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit, të cilët ndodhen në qeli.

Safet Bajri dhe bashkëpunëtorë të tij u arrestuan në vitin 2018 për akuza të lidhura me krimin e organizuar, por dosja u shfry më pas në gjykatë dhe ai qëndroi në burg vetëm për një kohë të shkurtër.

Pas arrestimit të Safet Bajrit në Tiranë, Behar Bajrit në Holandë dhe Enver Bajrit në Spanjë, ish-Prokuroria për Krime të Rënda ngriti një mori akuzash, mes të cilave përfshirje në gjobëvënie, lotari të paligjshme e trukim ndeshjesh si dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm mbi administratën shtetërore – krime që u konsideruan se ishin kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Por gati dy vjet pas nisjes së hetimeve, drejtësia dështoi të vërtetonte ekzistencën e një grupi të strukturuar me emrin “Bajri”, ndërsa dosja u dërgua me akuza të rrudhura në gjykatë – ç’ka solli më pas kalimin për kompetencë në Gjykatën e Shkodrës.

Në majt të vitit 2020, në zbatim të urdhërimit të dhënë nga Gjykata e Lartë, Gjykata e Shkodrës zhvilloi seancën për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë së këtij rrethi, për “shuarje dhe caktim mase” ndaj të ndaluarve si anëtarë të grupit “Bajri”, duke lënë të lirë shumicën e tyre.

Çështja u mbyll me dënime minimale për “Organizim të llotarive të palejuara në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje” dhe Safet Bajri u lirua nga burgu në mars të vitit 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit