-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Jam gati të jap dorëheqjen për Ukrainën

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar të dielën se është gati që të heqë dorë nga posti i tij, nëse ky do të ishte çmimi për paqen në Ukrainë.

Po ashtu lideri ukrainas deklaroi se largimin e tij do ta shkëmbente për pranimin e Ukrainës në NATO.

Zelensky tha gjithashtu se donte që presidentin amerikan Donald Trump ta shihte si një partner për Ukrainën, dhe jo thjesht si një ndërmjetës me Kievit dhe Moskës.

“Dua me të vërtet më shumë se ndërmjetësim…kaq nuk mjafton” deklaroi ai në një konferencë për mediat në Kiev.

Gjatë kësaj konference, Zelensky, i cili është zgjedhur me anë të një procesi elektoral në Ukrainë në maj të 2019, u pyet nëse ishte i gatshëm të hiqte dorë nga presidenca në këmbim të paqes.

“Po, do të isha i lumtur, nëse do të ishte për paqen e Ukrainës,” deklaroi lideri ukrainas.

“Nëse do duhet që unë ta lë këtë tavolinë, jam gati që ta bëj një gjë të tillë dhe po ashtu mund ta shkëmbej për anëtarësimin në NATO,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit